Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 16:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hargreaves pas takimit me Trendafilovën: Mos të pengohet komunikimi i Speciales me popullin e Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se e pati kënaqësinë të mirëpres mëngjesin e sotëm në takim Ekaterina Trendafilovën, kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me themelimin e kësaj gjykate në vitin 2016, Kosova demonstroi angazhimin e saj për të përcaktuar të vërtetën dhe për të ofruar drejtësi për të gjitha viktimat. “Ashtu siç Mbretëria e Bashkuar mbështeti Kosovën në vitin 1999, ne vazhdojmë të mbështesim sundimin e ligjit në Kosovë dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara si një pjesë integrale të sistemit të saj ligjor”. “Ne e njohim ndjeshmërinë e mandatit të gjykatës, por aftësia e saj për të komunikuar me popullin e Kosovës nuk duhet të pengohet. E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë”, ka shkruar Hargreaves.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar