Sport
Goditje për bavarezët: Konfirmohet dëmtimi i Luis Diaz në Ligën e Kampionëve
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësimi i Luis Diaz në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Arsenalit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, do të mbahet mend për rrethana negative nga sulmuesi kolumbian.
Aftësitë e tij u vunë në provë pasi u hodh në fushë në minutën e 68-të, por paraqitja e anësorit u ndërpre parakohe, vetëm pak çaste përpara se gjyqtari i takimit të sinjalizonte fundin e kohës rregullatore.
Në lidhje me këtë situatë, trajneri Vinsent Kompani u shpreh: “Shpresoj që të dy dëmtimet të kenë një kohëzgjatje të ngjashme. Pra, të mos zgjasin shumë, ndoshta më pak se një javë”.
Megjithatë, pikëpyetjet mbi gjendjen e tij fizike tashmë kanë marrë përgjigje përfundimtare, pasi klubi gjerman ka zyrtarizuar diagnozën përmes një komunikate për media në kanalet e veta zyrtare.
Sipas njoftimit të lëshuar nga drejtuesit e Bajernit, futbollisti nga Amerika Latine “pësoi një çarje të lehtë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë”.
Këto përfundime erdhën pas analizave të detajuara mjekësore. “Ky është rezultati i ekzaminimeve të kryera nga departamenti mjekësor i Bajernit. Për këtë arsye, sulmuesi do të mungoj për një periudhë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e klubit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: