Kronikë
Masë paraburgimi për nëntë persona të dyshuar për skemën e mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e sigurisë prej një muaji paraburgim ndaj nëntë personave që dyshohen për përfshirje në veprat penale të mashtrimit dhe mashtrimit kompjuterik, të lidhura me aktivitetin e paligjshëm të qendrave të thirrjeve (Call Center).
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim i Gjykatës erdhi pas pranimit të kërkesës zyrtare të ushtruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila po heton rastin.
Masës së paraburgimit i janë nënshtruar të pandehurit T.S., D.M., D.H., R.H., P.R., A.P., F.Z., D.H. dhe B.E., të cilët dyshohen se përmes këtyre qendrave kanë kryer aktivitete mashtruese në dëm të qytetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: