Sport
E trondit Elbasanin: Glen Daja merr vendimin e papritur përpara sfidës me Teutën
Reklamë e Sponsorizuar
Kategoria Superiore bëhet gati për një nga përballjet më interesante të javës së 8-të, ku Teuta do të presë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën e Elbasanit. Kjo sfidë shënon njëkohësisht edhe debutimin e trajnerit të ri të verdhebluve, Glen Daja, i cili duket se ka nisur menjëherë punën me masa drastike në formacion.
Në kampin vendas, trajneri Edlir Tetova ka zgjedhur të nisë takimin pa sulmuesin kryesor, Mmesoma Umejiego, duke e lënë atë në pankinë. Ndërkohë, surpriza më e madhe vjen nga ana e Dajës, i cili ka marrë vendimin e guximshëm dhe të papritur për të lënë në stol titullarin e rëndësishëm, Rubin Hebaj.
Durrsakët synojnë të ruajnë ecurinë pozitive dhe formën e shkëlqyer që kanë shfaqur në shtatë javët e para të kampionatit. Nga ana tjetër, Elbasani kërkon kthesën e madhe, pasi tri pikët në këtë transfertë janë alternativa e vetme për të dalë nga kriza e rezultateve dhe për të nisur ngjitjen në tabelën e klasifikimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: