Sport
Makthi i lëndimeve vazhdon, Armando Broja detyrohet të lërë fushën pas vetëm 13 minutash
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, vazhdon të përballet me periudha të vështira për shkak të problemeve fizike që po i përcjellin karrierën.
Në sfidën e zhvilluar sot kundër Lincoln Cityt, futbollisti kuqezi ka pësuar një tjetër dëmtim, duke u detyruar të braktisë fushën e blertë kur kishin kaluar vetëm 13 minuta lojë.
Në vend të tij, stafi teknik u detyrua të bëjë një zëvendësim të hershëm, duke hedhur në fushë Houtondji. Ky zhvillim i papritur ngre shqetësime serioze edhe për Kombëtaren, pasi Broja rrezikon seriozisht të mungojë në ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, sa i përket ecurisë së takimit, rezultati aktual në fushë mbetet i pandryshuar, 0-0.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: