Kronikë
Përplasje automjetesh në Sarandë: Fatmirësisht vetëm dëme materiale
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Vrionit në Sarandë, ku janë përfshirë dy automjete, por pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Ngjarja është regjistruar në një segment të drejtë rruge në Vrion, pranë parkimit të një këndi lojërash për fëmijë, ku janë përplasur mes tyre dy makina të markës “Volkswagen”, njëra me targa IKX7066 që drejtohej nga Spyros Kentros dhe tjetra me targë AB084RL me drejtuese Eranda Budo.
Pas njoftimit, shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të kryer verifikimet e nevojshme.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë iu nënshtruar testit të alkoolit, ku rezultatet treguan se ata ishin krejtësisht të kthjellët, me normë 0.00 mg/l.
Në bazë të hetimeve paraprake, dyshohet se shkaku i këtij incidenti ka qenë një manovër e gabuar gjatë parakalimit nga ana e mjetit “Volkswagen” me targa IKX7066, me drejtues Spyros Kentros. Për fat të mirë, nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në të dy automjetet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: