Sport
Krizë mungesash te Bayerni para sfidës me Freiburgun, lëndohet edhe Manuel Neuer
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi gjerman i Bayern Munichut po përballet me një situatë të vështirë në organikë, vetëm pak orë para përballjes së rëndësishme që do të zhvillohet nesër kundër Freiburgut.
Listës së gjatë të futbollistëve të dëmtuar i është shtuar edhe kapiteni dhe portieri kryesor, Manuel Neuer. Ai ka pësuar një dëmtim të ri, duke u bashkuar kështu me emra të tjerë kyç si Luis Diaz, Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich, të cilët gjithashtu do të mungojnë në këtë superduel.
Stafi mjekësor i klubit bavarez ende nuk ka dhënë një afat të saktë se sa do të zgjasë periudha e rikuperimit për portierin gjerman dhe kur ai do të mund të kthehet në fushën e blertë.
Ndeshja mes Freiburgut dhe Bayern Munichut është e planifikuar të luhet nesër, me fillim nga ora 17:30.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: