Sport
Goditje e rëndë për Arsenalin: Bukayo Saka dëmtohet dhe mbetet jashtë fushave për disa javë
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Arsenalit ka marrë një lajm të hidhur, pasi anësori i saj kryesor, Bukayo Saka, ka pësuar një dëmtim të ri që pritet ta mbajë larg fushave të blerta deri në muajin dhjetor.
Abshenca e anglezit pritet të jetë një sfidë e madhe për trajnerin dhe skuadrën, duke marrë parasysh se ai do të mungojë në disa prej sfidave më kyçe të sezonit, përfshirë përballjet e rëndësishme kundër Liverpoolit, Manchester Cityt, Newcastle dhe Borussia Dortmundit.
Në kampin e londinezëve ende nuk është vendosur një protokoll përfundimtar për rikuperimin e tij, pasi stafi mjekësor është në pritje të rezultateve përfundimtare të ekzaminimeve shtesë për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: