Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tronditje në Vorë, Julian Ahmataj zbulon çelësin e fitores ndaj Partizanit

Redaksia Lajmetereja • 24-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tronditje në Vorë, Julian Ahmataj zbulon çelësin e fitores ndaj Partizanit
Pas triumfit të rëndësishëm me rezultatin 0-2 të Skënderbeut kundër Partizanit në sfidën e zhvilluar në Vorë, trajneri Julian Ahmataj ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke vënë theksin te rëndësia jetike e tri pikëve në këtë fazë të kampionatit. “Na gëzojnë vetëm pikët, në këtë moment na duheshin fitoret. E nisëm jo mirë me rezultatet, loja nuk na ka munguar. Ka vend për përmirësuar, për ta dërguar skuadrën në atë nivel që duam”, u shpreh fillimisht tekniku i korçarëve, duke folur për ecurinë e deritanishme. Duke analizuar kundërshtarin, Ahmataj pranoi forcën e të kuqve, veçanërisht në repartin e sulmit: “Partizani është skuadër shumë e fortë. Ka lojtarë shumë të mirë, sidomos faza ofensive. Duhet të merreshin masa, në fillim patëm vështirësi në fillim po më pas çdo gjë u stabilizua”. Sipas trajnerit, skuadra e tij ka vuajtur mungesën e finalizimit në minutat e para, ndërsa u ndal edhe te mungesa e Nasr: “Ne kemi pasur problem me golat në fillim e ndeshjes. Ashtu erdhi ndeshja, mund të shënonim më përpara. Nasr? Ne e kishim në avantazh ndeshjen. Ai do jetë pjesë në vazhdim, por nuk kishim pse e rrezikonim në këtë ndeshje dhe me këtë terren plastik. Mendoj do vlejë më shumë në ndeshjet e ardhshme”. Në fund, kreu i stafit teknik shprehu besimin e plotë te grupi i lojtarëve, duke kërkuar megjithatë përqendrim maksimal dhe maturi për sfidat e ardhshme: “Ne kemi punuar shumë gjatë kësaj periudhe. Në futboll gjërat mund të prishen në sekonda. Lojtarët japin maksimumin në fushën e lojës. Ne themi me bindje që këto lojtarë janë të nivelit të lartë, me cilësi. Ne kemi brum. Gradualisht do shkojmë te maksimumi ynë, por duhet të jemi me këmbë në tokë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar