Kronikë
Tensione dhe përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: Policia ndërhyn me gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Reklamë e Sponsorizuar
Pasditen e sotme, rreth orës 15:30, situata në kryeqytet është tensionuar ndjeshëm, ku janë shënuar përplasje të forta mes forcave të rendit dhe qytetarëve protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Grupi i protestuesve, të pozicionuar pranë zonës së Parkut Rinia, ka ndërmarrë veprime të dhunshme duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe mjeteve autobot të pranishme në terren.
Si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të turmës, strukturat e policisë janë detyruar të ndërhyjnë, duke hedhur sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rivendosur kontrollin në zonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: