Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Aksion i Policisë me inspektorë komunalë në shoqatën ‘Kosova Bozhur” në veri të Mitrovicës

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 13:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksion i Policisë me inspektorë komunalë në shoqatën ‘Kosova Bozhur” në veri të Mitrovicës
Publikuar më: Policia e Kosovës, në bazë të kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, sot ka hyrë në objektin ku ndodheshin tri institucionet serbe – Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Kosova Bozhur”. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kontakt Plus se policia ka vepruar sipas kërkesës së komunës, e cila këtë objekt e konsideron pronë të saj. “Zyrtarët komunalë na kërkuan që t’i ndihmojmë që të hyjnë në pronën e tyre. Ata kanë hyrë. Pastaj punëtorët e atyre institucioneve kanë dalë nga lokalet. Nuk ka pasur asnjë problem”, tha Elshani për Kontkat plus.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar