Sport
Betejë mes pesë top-klubeve të Premier Ligës për mesfushorin e talentuar Alex Scott
Reklamë e Sponsorizuar
Pesë prej skuadrave më të mëdha të elitës së futbollit anglez, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Arsenal dhe Manchester United, janë vënë pas mesfushorit të Bournemouthit, Alex Scott, duke shprehur interesim konkret për transferimin e tij.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, lojtari ka marrë vendimin përfundimtar për t'u larguar nga skuadra aktuale, teksa ka refuzuar edhe propozimin e fundit nga drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës.
Pavarësisht kësaj situate, drejtuesit e Bournemouthit kërkojnë rreth 100 milionë funte për të lejuar largimin përfundimtar të përfaqësuesit të grupmoshave të reja të Kombëtares së Anglisë.
Në ditët në vijim mbetet për t'u parë se cila nga skuadrat pretendente do të ndërmarrë hapin e parë vendimtar për të siguruar firmën e mesfushorit të talentuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: