Sport
Osmani nga Nju Jorku: Ndërkombëtarët duhet të dëgjojnë për krimet e Serbisë, drejtësia mungon
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se opinioni ndërkombëtar duhet të vazhdojë të informohet për krimet e kryera nga Serbia, të cilat edhe sot e kësaj dite mbeten pa ndëshkim dhe pa drejtësi.
Këtë qasje ajo e bëri të ditur gjatë një diskutimi me kolumnistin e njohur të gazetës “The New York Times”, Nicholas Kristof, në kuadër të vizitës që ajo zhvilloi në Nju Jork gjatë javës së kaluar.
Sipas deklaratave të Osmanit, autoritetet në Serbi vazhdojnë të mohojnë në mënyrë kategorike mizoritë dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi me gazetarin e mirënjohur amerikan, ajo theksoi se pati rastin të trajtojë tema të dhimbshme, si plagët e pashëruara të luftës, ekzistencën e varrezave masive, ankthin e mijëra familjeve që presin ende informacion për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur me dhunë, sfidat e të mbijetuarve të dhunës seksuale, si dhe kujtimin e fëmijëve të pafajshëm të vrarë gjatë konfliktit.
Në përmbyllje të qëndrimit të saj, Osmani nënvizuar domosdoshmërinë që bota të vazhdojë të dëgjojë të vërtetën për krimet serbe dhe mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës nga ana e Serbisë, duke shtuar se vënia e drejtësisë në vend për viktimat mbetet kushti kryesor për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: