Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e shkurtit

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 12:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e shkurtit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar raportin e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, për zgjedhjet e 9 shkurtit. Osmani ka pritur në takim eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila ia dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. “Presidentja Osmani e falënderoi eurodeputeten Loiseau dhe të gjithë anëtarët e misionit për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor. Ajo theksoi se prezenca e këtij misioni, me kërkesë të saj, dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike. Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë, duke theksuar se edhe ky proces zgjedhor, i zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm”, u tha nga Presidenca. E eurodeputete Loiseau ka përgëzuar pjekurinë e qytetarëve të Kosovës, si dhe bashkëpunimin e ofruar për misionin vëzhgues. “Presidentja dhe Shefja e Misionit Loiseau po ashtu diskutuan për rekomandimet e raportit për përmirësimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar