Aktuale
Simon Gjonaj rikthet traditën në skenë, ky është projekti i ri muzikor 'Shamia e kuqe'
Reklamë e Sponsorizuar
Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një projekt të ri artistik nga këngëtari Simon Gjonaj, i cili pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij më të fundit të titulluar "Shamia e kuqe".
Melodia dhe teksti i kësaj kënge mbajnë firmën e Mergim Gojanit, ndërsa materiali pamor i është besuar "Domi Production", duke sjellë një videoklip që përshtatet në mënyrë harmonike me tematikën e veprës. Megjithëse vetë artisti njihet për krijimtarinë e tij poetike dhe tekstet kuptimplota, kësaj radhe interpretimi vokal është realizuar në "Studio Rapsha", kurse vargjet janë krijuar nga autori i sipërpërmendur.
Këngëtari shqiptar, i cili jeton dhe zhvillon veprimtarinë e tij artistike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet një zë i përkushtuar ndaj bukurisë, traditës dhe vlerave të trashëgimisë sonë kombëtare.
Kujtojmë se ky lansim vjen pas suksesit të këngës kushtuar gjyshes së tij – një dedikim i shoqëruar me emocione të forta, që u prit mjaft mirë nga publiku dhe mori komente pozitive. Ndërkohë, bëhet e ditur se Simon Gjonaj po përgatit edhe surpriza të tjera muzikore, të cilat pritet t'i publikojë në një të ardhme të afërt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: