Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Osmani e informon Oravin për takimin konsultativ të planifikuara me liderët e partive politike

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 10:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani e informon Oravin për takimin konsultativ të planifikuara me liderët e partive politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka informuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, për takimin konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për të enjten. Osmani ka pritur Oravin në Presidencë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për vizitën që do t’ia bëjë sot Kosovës, kryesuesi i Këshillit të BE-së, Antonio Costa. “Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër. Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, u njoftua nga Presidenca.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar