Sport
Përballë thirrjeve për protestë mbarëkombëtare, Edi Rama përsërit ofertën për bisedime
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje filmike ku shfaqet një tavolinë e vendosur në sheshin përpara ndërtesës së qeverisë, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “dialog”.
“Mirëmëngjes”, ka qenë përshëndetja e zgjedhur nga kreu i ekzekutivit krahas videos së publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, gjatë orëve të para të kësaj të shtune.
Kujtojmë se përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët protestues janë ftuar prej disa ditësh që të ulen në bisedime, simbolizuar kjo edhe përmes vendosjes së karrigeve prej betoni në afërsi të kryeminstrisë.
Megjithatë, një qasje e tillë është hedhur poshtë deri më tani nga ana e organizatorëve të tubimeve dhe qytetarët e pakënaqur.
Kjo situatë vjen ndërkohë që për ditën e sotme në Shqipëri është paralajmëruar zhvillimi i një proteste masive me pjesëmarrje gjithëpopullore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: