Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 08:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur hap të madh në ndërtimin e besimit në drejtësi ekstradimit e gjilanasit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dyshohet për krime kibernetike. Ajo ka deklaruar të mërkurën se ekstradimi i tij “është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis”. Sipas Haxhiut, ky rast dëshmon që Kosova është vend ku krimi nuk gjen strehim. “Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike, është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjenë strehim”, ka thënë Haxhiu në Facebook. Autoritetet amerikane kanë njoftuar të martënpër ekstradimin e Liridon Masuricës, i njohur si "blackdb", pasi 33-vjeçari akuzohet se ka mashtruar dhe vjedhur identitete të qytetarëve në internet, me qëllim të përfitimit personal. Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Distriktin e Mesëm të Floridës ka njoftuar se nëse faktohen akuzat ndaj Masuricës, i pandehuri mund të dënohet me burgim maksimal deri në 55 vjet burgim. Ai e ka bërë paraqitjen e parë para autoriteteve amerikane. Iu është shqiptuat masa e ndalimit dhe gjyqin do ta presë në burg.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar