Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 08:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan me rastin e 26-vjetorit. Përmes një postimi të presidencës në Facebook, Osmani ka theksuar se kujtimi për ta mbetet i përhershëm dhe se drejtësia ndaj tyre ende mungon “Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb. 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi”, thuhet tutje në postimin e presidencës  në Facebook.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar