Aktuale
Ronela Hajati tradhtohet nga fjalët: Këngëtarja lë të kuptohet se është në një lidhje dashurie
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “Live me Luizin”, ka bërë një rrëfim të papritur duke zbuluar pa dashje se është përfshirë në një romancë dashurie.
Gjatë një rubrike me pyetje të shpejta ku vlerësonte sjelljet e djemve në rrethana të ndryshme, artistja on-line ka lënë të kuptohet qartë se zemra e saj tashmë është e zënë.
Në vijim gjendet biseda e zhvilluar mes moderatorit dhe këngëtares gjatë intervistës:
Luizi: Ai është një 10, të kërkon fjalëkalimin e Instagram?
Ronela: Në rregull, edhe t’i do më japësh fjalëkalimin.
Luizi: Ai është një 8, sa herë poston foto seksi thotë ‘shumë bukur zemër’, i rritet numri?
Ronela: Sa të duash. Një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim.
Luizi: Ai është një 10, por kur ziheni të heq nga Instagram, të bën bllok në WhatsApp, të pret ta telefonosh nga një numër tjetër?
Ronela: Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim.
Luizi: Ai është 10, kur i thua bëj ca të duash, ai bën ça të dojë.
Ronela: Le ta bëjë po ka qejf, ça të dojë le të bëjë.
Luizi: Ai është një 10, në restorant bën sikur ka harruar portofolin në shtëpi.
Ronela: Unë mund të paguaj edhe nëse e ka portofolin, se kam problemin. Jam gocë bobe.
Luizi: Ai është një 10, por të nis “mirëmëngjesi princeshë” në 2 të drekës?
Ronela: Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje.
Luizi: Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA. Ai është një 5 të sjell lule pa arsye, i rritet numri?
Ronela: I rritet dhe e mira është të sjellë sa më shumë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: