Politikë
Nën drejtimin e Kurtit, LVV-ja mbledh strukturat dhe hap rrugën për zgjedhjet e brendshme
Reklamë e Sponsorizuar
Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim të përbashkët me krerët e degëve të saj, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, ku fokusi kryesor ka qenë organizimi i brendshëm partiak dhe nisja e procesit zgjedhor.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime lidhur me aktualitetin politik në Kosovë, ecurinë e institucioneve, sfidat qeverisëse, si dhe hapat e ardhshëm organizativë e politikë të subjektit.
Sipas njoftimit zyrtar të partisë, pas shkëmbimit të ideve mes kryesisë dhe drejtuesve rajonalë, është pajtuar parimisht që të shpallet hapja e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: