Sport
Forma e shkëlqyer e Lutfi Dalipit: Flet drejtori sportiv i Vaduzit dhe vetë futbollisti
Reklamë e Sponsorizuar
Lutfi Dalipi po shkëlqen me paraqitjet e tij te skuadra e Vaduzit, ndërkohë që drejtori sportiv i klubit, Franz Burgmeier, ka ndarë prapaskenat e marrëveshjes për huazimin e talentit shqiptar.
Angazhimi i Dalipit te ky ekip u realizua falë insistimit të vetë Burgmeierit, i cili e kishte monitoruar ecurinë e tij për një periudhë të gjatë kohore.
“Ne e vëzhgojmë prej kohësh. Ai është në planet tona prej dy vitesh. Në atë kohë luante ende në Promotion League. Që atëherë kemi qenë në kontakt të rregullt me Young Boys”, ka shpjeguar Burgmeier.
Edhe pse nuk ka dashur të bëjë publike shifrat e sakta të kontratës, drejtori sportiv ka konfirmuar se klubet kanë rënë dakord për një shumë të caktuar financiare sa i përket huazimit të lojtarit.
Ndërkohë, me statistikat e tij mbresëlënëse prej nëntë asistimesh në dhjetë takime, Lutfi Dalipi po synon seriozisht të kalojë rekordin e vendosur nga Xherdan Shaqiri në Superligën zvicerane, sipas njoftimeve të shtypit helvetik.
Rekordi historik mbahet nga Shaqiri me 21 asistime në sezonin kur u shpall kampion me Baselin, por vetë Dalipi shprehet optimist se mund t'ia dalë mbanë kësaj sfide:
“Shpresoj t’ia dal, sepse preferoj ta vë një bashkëlojtar në pozitë të mirë për të shënuar, sesa të shënoj vetë një gol të thjeshtë”, ka deklaruar Dalipi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: