Sport
Situatë e pazakontë te Irlanda: Refuzimi i portierit për shkak të luftës në Gaza detyron federatën të regjistrojë një mbrojtës
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Irlandës është përballur me një situatë aspak të zakontë para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Izraelit, e cila do të luhet këtë të diel në orën 20:45, në Hungari. Mbrojtësi 28-vjeçar, Jimmy Dunne, është përfshirë zyrtarisht si një nga dy portierët rezervë të skuadrës për këtë sfidë.
Kjo lëvizje e papritur ka ardhur pasi rregulloret e UEFA-s detyrojnë ekipet kombëtare të kenë të paktën tre portierë të regjistruar për ndeshjet e këtij kompeticioni. Për të plotësuar këtë kusht pas tërheqjes së Gavin Bazunut, Federata Irlandeze e Futbollit u desh të gjente një zgjidhje emergjente.
Guardiani i portës ka vendosur të mos jetë i pranishëm në dy takimet e radhës të kombëtares – përfshirë edhe sfidën e dytë që do të zhvillohet në Serbi më 4 tetor – si shenjë proteste ndaj konfliktit në Gaza.
"Vendimi im bazohet vetëm në bindjen time personale se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e padrejtë. Është e rëndësishme të sqarohet se qëndrimi im nuk drejtohet kundër popullit izraelit apo komunitetit hebre, por kundër mizorive të kryera në rajon", ka sqaruar Bazunu përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: