Sport
Alarm te Bayerni: Trajneri Vincent Kompany dërgohet me urgjencë në spitalin e Mynihut
Reklamë e Sponsorizuar
Një situatë emergjente ka përfshirë kampin e Bayern Mynihut, pasi trajneri i skuadrës, Vincent Kompany, është transportuar me autoambulancë drejt një institucioni shëndetësor privat në Mynih gjatë ditës së premte.
Sipas informacioneve të fundit, strategu belg ka shfaqur probleme shëndetësorë të shoqëruara me dhimbje të theksuara në gjymtyrët e poshtme. Këto shqetësime kishin nisur që në periudhën para sfidës ndaj Arsenalit, por gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.
Burimet mjekësore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një infeksion viral, ndërkohë që mjekët vijojnë analizat për të përcaktuar diagnozën përfundimtare të teknikut të gjigantit bavarez.
Në rrafshin sportiv, gjigantët e futbollit gjerman nuk po kalojnë periudhën e tyre më të mirë krahasuar me edicionin e kaluar. Aktualisht, ata ndajnë kreun e renditjes në Bundesliga së bashku me Borussia Dortmund, ndërsa në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pozicionohen në vendin e 14-të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: