Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Dhunohet një 10-vjeçar në Vushtrri – goditet me telefon dhe shuplakë nga një i rritur

Redaksia Lajmetereja • 14-05-2025 05:15
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dhunohet një 10-vjeçar në Vushtrri – goditet me telefon dhe shuplakë nga një i rritur
Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ku një fëmijë 10-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i rritur. Siç mëson Sinjali, në në Stacionin Policor të Vushtrrisë është paraqitur nëna e viktimëse cila ka deklaruar se, djali i saj kishte qenë së bashku me një shok të tij, duke shkuar për vizitë tek një mik, por gabimisht kishin trokitur në derën e një banese tjetër, duke shtypur zilen e një personi të panjohur. Pas këtij veprimi të padëmshëm, i dyshuari kishte dalë jashtë dhe fillimisht kishte fotografuar fëmijët, e më pas, sipas ankueses, e kishte goditur djalin e saj me telefon në ballë dhe me shuplakë në fytyrë. Fëmija ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e qytetit për shkak të lëndimeve të lehta trupore që ka pësuar si pasojë e këtij sulmi. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga njësia e hetimeve, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijës. Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”, dhe ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar