Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haradinaj, Kurtit: Kërko ndihmë, thuaj s’e kam shumicën

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haradinaj, Kurtit: Kërko ndihmë, thuaj s’e kam shumicën
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj tha se Kurti më mirë është të thotë se nuk e ka shumicën dhe të kërkojë ndihmë nga subjektet politike apo partnerët e mundshëm. “Ai tha që e ka obligim ta bëjë mazhorancën për qeveri, por ky zotëria duhet ta kuptojë se mazhoranca qoftë në krijimin e institucioneve parlamentare apo në ekzekutiv është mazhorancë. Më mirë është të thotë se nuk e ka shumicën dhe të lypë ndihmë tek subjektet politike apo te partnerët e mundshëm”. “Oferta ka qenë shumë e sinqertë, mundësia për të dalë prej kësaj krize brenda 24 orëve, por nëse këtij i duket më e rëndësishme Albulena Haxhiu se Kosova, se Parlamenti dhe se Qeveria, le të vazhdojë”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova. Ai më tej u shpreh se në situatën aktuale, Parlamentin e Kosovës nuk e ka bllokuar Albulena haxhiu, por kreu i VV-së, Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sot për herë të 15-të që në krye të Kuvendit të Kosovës ta zgjedh Albulena Haxhiun.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar