Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Sekuestrohen 7 tonë vajra motorikë në Viti me prejardhje nga Irani

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 21:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sekuestrohen 7 tonë vajra motorikë në Viti me prejardhje nga Irani
Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 7 tonë vajra motorike në Viti që dyshohen se ishin të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje nga Irani. Malli kap vlerën mbi 25 mijë euro. Operacioni u realizua nga njësia TASK FORCË – Lindje e Policisë së Kosovës, e përbërë edhe nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje të Policisë kufitare. “Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së. Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme e rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar