Sport
Sileksi ndal Shkëndijën e Haraçinës në Kratovë, vendasit triumfojnë falë dygolëshit të Hasukiq
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shkëndijës së Haraçinës ka regjistruar një disfatë në udhëtim, duke u kthyer pa pikë nga ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Kratovës.
Në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Sileksi ka arritur të triumfojë me rezultatin e pastër 2:0 ndaj skuadrës nga Haraçina.
Plani i skuadrës vendase u lehtësua ndjeshëm që në start të takimit, kur Hasukiqarkuoi rrjetën me një goditje të saktë me kokë qysh në minutën e tretë të sfidës.
Dominimi i vendasve u konfirmua edhe në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52-të, kur i njëjti lojtar u tregua sërish i saktë, duke realizuar golin e tij të pestë për këtë edicion garues.
Pas këtij rezultati negativ, situata në tabelë pëson ndryshime për të dyja skuadrat. Shkëndija pozicionohet tani në vendin e gjashtë me 14 pikë të arkëtuara, pas katër fitoreve, dy barazimeve dhe pesë humbjeve, me një bilanc golash 7:14.
Në krahun tjetër, Sileksi përmirëson pozitat e veta duke u ngjitur në vendin e pestë të renditjes tabelore, ku tashmë ka grumbulluar 16 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: