Ekonomi
1 min lexim
LIVE: Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, sonte performon Shqipëria
Reklamë e Sponsorizuar
Nga ora 21:00 ka nisur edicioni i 69-të i Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, që po organizohet në Basel të Zvicrës. Sot do të performojnë 15 shtete – mes tyre Shqipëria që përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Shqipëria do të performojë e 12-ta me radhë.
10 nga 15 shtetet që performojnë sonte kalojnë në finale.
Sivjet mënyra se si do të shpallen 10 finalistët do të jetë më ndryshe. Për nëntë shtetet e para që kualifikohen, tre artistë do të shfaqen në ekrane të ndara, nga të cilët njëri prej tyre do të shpallet si finalist. Dy artistët e tjerë nuk eliminohen, por e vazhdojnë garën. Mund të ndodhë që i njëjti artist të shfaqet dy ose tre herë në ekranin e ndarë.
Për vendin e dhjetë në finale, nuk do të përdoret ekran.
Të enjten do të jetë gjysmëfinalja e dytë. Aty 10 nga 16 shtetet shkojnë në finale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: