Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Miftaraj: Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut, Kuvendi po duket si sfilatë mode

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 19:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Miftaraj: Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut, Kuvendi po duket si sfilatë mode
Publikuar më: Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar paraqitjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se janë shkëputur plotësisht nga realiteti ekonomik i qytetarëve që i kanë votuar. Miftaraj tha se deputetët e LVV-së po shfaqen në Kuvend me garderoba të markave të ndryshme, duke dhënë përshtypjen se janë pjesë e një sfilate mode, e jo përfaqësues të një populli që po përballet me krizë ekonomike. Postimi:Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut. Secili/a të veshur me garderobe firmato. Kuvendi i Kosovës me shume po duket si sfilatë mode ku parakalojnë deputetë që të japin përshtypje se po reklamojnë marka të veshjeve të tyre, duke harruar se aty përfaqësojnë qytetaret që i kane votuar. Deputetet e VV me nuk po flasin per qytetarin e vjedhur, qytetarin e varfër, shtrenjtimin e rrymes, bukes, qumështit dhe jeten e veshtire ne Kosove. Sigurisht, kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk ia din dhe nuk kupton hallet e popullit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar