Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

E vërteta nga Antonio Conte: Deklarata e fortë e trajnerit italian për të ardhmen e tij dhe spekulimet në treg

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E vërteta nga Antonio Conte: Deklarata e fortë e trajnerit italian për të ardhmen e tij dhe spekulimet në treg
Dita e fundit ka sjellë një lumë zërash rreth emrit të Antonio Contes, i cili aktualisht gjendet pa angazhim pas largimit nga stoli i Napolit. Mediat e huaja e lidhën strategun italian me një kalim të bujshëm në Premierligë, konkretisht te Manchester Unitedi, skuundër e cila po kalon një fazë tejet të vështirë sa u përket rezultateve në fushën e blertë. Pavarësisht aludimeve të shumta, ka qenë vetë trajneri ai që ka hedhur poshtë çdo mundësi të kontakteve aktuale me ndonjë klub për një angazhim të menjëhershëm, duke theksuar se paraprakisht do të shqyrtojë me kujdes hapat për rikthimin e tij në arenën e madhe. “Emri im është lidhur me klube të shumta, por aktualisht nuk ka negociata në një fazë të avancuar. Pas një periudhe të mrekullueshme dhe të suksesshme në krye të Napolit, do të marrë kohën që më duhet për të shqyrtuar se si dhe kur të kthehem në menaxhim. Do të jetë një vendim i menduar me kujdes, një vendim që do ta marr kur të besoj se kushtet janë të përshtatshme”, u shpreh Conte fillimisht. Më tej, ai iu kundërvu edhe zërave rreth kushteve të navizuara në media, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe pa asnjë lloj mbështetjeje në realitet. “Kam lexuar raportet e kërkesave financiare dhe kërkesave për kontroll të plotë që supozohet se u kam bërë klubeve të përmendura, si dhe rezervat në lidhje me atë që është përshkruar si “personaliteti im i fortë”. Këto raporte janë të pabaza, pasi aktualisht nuk ka bazë konkrete për vlerësime të tilla. Nëse lind një mundësi konkrete, kjo do të jetë koha për të zhvilluar diskutime me klubin përkatës dhe për të shqyrtuar së bashku kushtet e një marrëveshjeje të mundshme, duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve dhe cilësitë dhe qasjen që përcaktojnë punën time si menaxher. Deri atëherë, çdo supozim në lidhje me kërkesat e mia dhe të ardhmen time profesionale mbetet spekulim dhe nuk mund të trajtohet si fakt”, shtoi ai. Kujtojmë se në periudhën e tij të fundit si trajner, Antonio Conte regjistroi suksese të jashtëzakonshme me Napolin, duke arritur të rrëmbejë titullin kampion dhe Superkupën e Italisë gjatë vitit 2025.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar