Ekonomi
Barazimi historik në Danimarkë, Armand Duka vlerëson paraqitjen e Egnatias në Europë
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Egnatias ka arritur të sigurojë një rezultat pozitiv në udhëtim ndaj Aarhus, duke barazuar me rezultatin 1:1 në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.
Pas dy sfidave të zhvilluara në këtë kompeticion evropian, klubi nga Rrogozhina ka arkëtuar 2 pikë nga po aq barazime, duke shfaqur një paraqitje bindëse përballë kundërshtarëve të fortë si Midtjylland dhe Aarhus.
Pas këtij rezultati mbresëlënës në arenën ndërkombëtare, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përgëzuar skuadrën kampione të Superiores përmes një mesazhi urimi.
"Jo thjesht një pikë, por dinjitet për futbollin shqiptar. Urime Egnatia", është shprehur numri një i futbollit shqiptar.
Për klubin rrogozhinas, kjo paraqitje shënon një arritje të madhe historike, pasi është hera e parë që bëjnë pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni kaq prestigjioz për klube.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: