Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Konfirmohet superpërballja e tetorit në Riad: Canelo Alvarez kundër Christian Mbilli mbetet në fuqi

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Konfirmohet superpërballja e tetorit në Riad: Canelo Alvarez kundër Christian Mbilli mbetet në fuqi
Pavarësisht tensioneve dhe ngjarjeve të fundit të sigurisë në rajon, sfida e peshës super të mesme ndërmjet boksierit meksikan Canelo Alvarez dhe atij franko-kanadez, Christian Mbilli, mbetet e konfirmuar për t’u zhvilluar më 31 tetor në Riad të Arabisë Saudite. Ky duel spektakolar vë në lojë titullin prestigjioz të WBC-së në peshën super të mesme, i cili mbahet aktualisht nga Mbilli. Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe sulmet e fundit në afërsi të aeroportit “King Khalid” në kryeqytetin saudit kishin ngritur dyshime rreth mbajtjes së ngjarjes, por planet mbeten të pandryshuara. Përfaqësuesit e boksierit franko-kanadez kanë hedhur poshtë çdo mundësi tërheqjeje. Promotori i tij, Camille Estephan, ka konfirmuar për “Sky Sports” se sportisti do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite sipas axhendës së paracaktuar. “Kam besim të plotë se dueli do të zhvillohet dhe se Mbilli do ta mbajë brezin e tij duke e rrëzuar Canelo nga froni, në dashtë Zoti”, u shpreh Estephan, duke theksuar rëndësinë e madhe që kjo përballje ka për karrierën e dy sportistëve. Për Canelo Alvarez, kjo ndeshje shënon një moment kthese, pasi është paraqitja e tij e parë në ring që nga disfata e pësuar përballë Terence Crawford në vitin 2025. Pas tërheqjes së Crawford nga boksi profesionist, titujt e peshës super të mesme mbetën vakantë. Ndërkohë, Christian Mbilli vjen me një ecuri të shkëlqyer dhe pa asnjë humbje në karrierë. Ai sigurojë brezin e përkohshëm WBC në kategorinë deri në 76 kilogramë pas triumfit ndaj Maciej Sulecki, ndërsa e mbrojti atë vitin e kaluar përmes një barazimi me Lester Martinez. Statusi i tij u ngrit më pas në kampion të plotë botëror, pasi Crawford hoqi dorë nga titujt. Nga ana e tij, ikona e boksi meksikan, Canelo, synon të rikthehet fuqishëm dhe të rimarrë kurorën e dikurshme. Ai nuk është një emër i panjohur për ringun e Riadit, ku më parë ka regjistruar një fitore të rëndësishme me vendim unanim kundër William Scull.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar