Sport
Debakli ndaj Bornmuthit, trajneri i Milanit: Ndeshja u mbyll pas 20 minutash
Reklamë e Sponsorizuar
Milani pësoi një humbje të rëndë me shifrat 3-0 në sfidën e zhvilluar ditën e djeshme ndaj Bornmuthit, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës. Kuqezinjtë u gjendën në vështirësi të mëdha qysh në minutën e 27-të, kohë kur kapiteni dhe portieri Menja u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në fushë.
I pyetur nga gazetarët mbi këtë paraqitje zhgënjyese, trajneri u shpreh se analiza e këtij takimi mbetet një sfidë më vete. Sipas tij, rrjedha e lojës ndryshoi rrënjësisht pas minutave të para, duke bërë që sfida të humbë kuptimin e saj sportiv.
“Është e vështirë të flasësh për këtë paraqitje. Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. Sot nuk ishte një ndeshje e vërtetë. U përpoqëm të mbroheshim dhe të sulmonim, edhe me 10 lojtarë kundër 11, por penalltia e vulosi ndeshjen. Sot ishte e vështirë,” – deklaroi ai, duke pranuar gjithashtu se humbja e kontrollit të topit i kushtoi shtrenjtë skuadrës italiane.
Në lidhje me dominimin e kundërshtarit dhe qasjen e pasur në fushë pas daljes së Menjas me karton të kuq, kreu i stolin kuqezi theksoi se është e pamundur të gjykosh një takim kur mbetesh me një lojtar më pak për një kohë kaq të gjatë. Ai kërkoi që vëmendja të zhvendoset menjëherë te sfidat e ardhshme.
Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka pasur një bashkëbisedim me portierin pas episodit të kartonit të kuq, trajneri bëri të ditur se preferon të mos bëjë komente të nxehta në këtë moment, por do t'i analizojë të gjitha aspektet për të evituar gabimet e ngjashme në të ardhmen.
“Nuk po flas me lojtarët tani. Do të shfrytëzoj çdo aspekt të ndeshjes për t’u përmirësuar. Do të luajmë pas dy ditësh dhe duhet të mendojmë se çfarë duhet të përmirësojmë. Duhet të mendojmë gjithashtu se si të qëndrojmë me 11 lojtarë në fushë,” – përmbylli ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: