Sport
Nisje ëndrrash për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, Kristjan Asllani shkëlqen ndaj Bjellorusisë
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare ka nisur rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një fitore bindëse 2-0 përballë Bjellorusisë, në takimin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës C, i cili u zhvillua në impiantin modern “Air Albania”.
Ky duel ka shënuar gjithashtu një debutim perfekt për trajnerin Rolando Maran, i cili e ka nisur zyrtarisht aventurën e tij në stolin e kuqezinjve me tri pikë të plota.
Sipas statistikave të publikuara nga platforma e specializuar e vlerësimeve “Sofascore”, mesfushori Kristjan Asllani ka qenë protagonist absolut në fushë, duke merituar notën më të lartë të ndeshjes, 8.5. Pas tij, performanca më e mira janë regjistruar nga mbrojtësit Elseid Hysaj me notën 8.0 dhe kapiteni Berat Gjimshiti, i vlerësuar me 7.9.
Një paraqitje mjaft premtuese ka bërë edhe Stavro Pilo, i aktivizuar nga minuta e parë në krahun e majtë të mbrojtjes – një pozicion ku zakonisht vepron Mario Mitaj – duke u vlerësuar me 6.9. Ndërkohë, performanca më e ulët e takimit i është atribuar Taulant Seferit me notën 6.4, i cili humbi një mundësi të artë për të ngritur shifrat në 3-0 dhe pati një ndikim të kufizuar në fazën sulmuese.
Në listën e lojtarëve më të spikatur bën pjesë padyshim edhe Ernest Muçi, autor i golit të dytë për Shqipërinë përmes një goditjeje spektakolare në fluturim. Për kontributin e dhënë gjatë ndeshjes, sulmuesi është shpërblyer me notën e lartë 7.8.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: