Kronikë
“Më akuzoi për drogë, por jam student me mesatare 10”: Reagon i riu pas konferencës së Ramës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë publike, ku ka hedhur akuza ndaj disa personave të arrestuar gjatë protestave të studentëve, duke pretenduar se ata nuk i përkasin kësaj kategorie.
Megjithatë, njëri nga të akuzuarit, Jon Suloymeri, fotot dhe të dhënat e të cilit u publikuan nga kreu i qeverisë, është paraqitur para godinës së Kryeministrisë për të hedhur poshtë pretendimet, duke deklaruar se ai është aktualisht student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera.
Në deklaratën e tij, Suloymeri i ka cilësuar fjalët e kryeministrit si të pavërteta dhe si tentativa të dëshpëruara të një pushteti autoritar.
“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori,” u shpreh ai.
Duke sjellë në vëmendje ngjarjen e javës së kaluar, i riu tregoi se është ndaluar nga autoritetet dhe është mbajtur për disa orë para se të lirohej, ndërsa shprehu skepticizmin e tij për ndjekjen e rrugëve ligjore për shkak të mungesës së besimit në institucione.
“Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë”, përfundoi Jon Suloymeri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: