Politikë
Lëvizjet e forta të Ramës: Mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe” pas urdhrit për shkarkime
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte në një takim kabinetin qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e “Vilës së Kuqe”, pranë Pallatit të Brigadave në kryeqytet.
Ky takim i rëndësishëm vjen vetëm 24 orë pasi kreu i qeverisë u kërkoi hapur ministrave të nisin menjëherë procedurat për shkarkimin e drejtuesve të agjencive dhe institucioneve që funksionojnë në varësi të dikastereve të tyre përkatëse.
Zhvillimi i kësaj mbledhjeje përkon me një periudhë tensionesh të larta politike dhe protestash të vazhdueshme të studentëve, të cilët kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, situata pritet të tensionohet edhe më shumë nesër, për kur është thirrur një protestë mbarëkombëtare duke filluar nga ora 10:00, ku është bërë thirrje të marrë pjesë edhe diaspora. Të rinjtë shqiptarë vijojnë protestat e tyre prej 11 ditësh kundër qeverisë, duke e konsideruar largimin e kryeministrit Rama si një kusht të panegociueshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: