Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pakti Trump-Putin/ Nis nga Rusia drejt Nju Jorkut cisterna me 40 mijë tonë naftë

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pakti Trump-Putin/ Nis nga Rusia drejt Nju Jorkut cisterna me 40 mijë tonë naftë
Një anije transportuese me flamur të Maltës, e ngarkuar me një sasi prej 40,000 tonësh naftë ruse, është duke udhëtuar drejt Nju Jorkut në zbatim të një ujdie të arritur me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Lajmi konfirmohet nga treguesit më të fundit të Grupit të Bursës së Londrës (LSEG), të bërë publikë këtë të premte. Moska zyrtare u dakordësua për heqjen e pezullimit mbi eksportet e hidrokarbureve, me qëllim furnizimin e tregjeve ndërkombëtare — përfshirë atë amerikan — dhe zbutjen e çmimeve të karburantit në nivel global. Ky hap erdhi pas bisedimeve direkte mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit amerikan, Donald Trump. Më herët, të mërkurën, Zëvendëskryeministri i Rusisë për Energjinë, Alexander Novak, njoftoi përmes medieve vendëse se nisja e cisternës së parë me karburant rus drejt Shteteve të Bashkuara do të bëhej ditën e enjte. I cituar nga agjencia e lajmeve RIA, Novak theksoi përkushtimin për zbatimin e ujdisë: “Sigurisht, do të vijnë ngarkesa shtesë. Të dy udhëheqësit arritën marrëveshje. Ne do t’i përmbushim nevojat e SHBA-së me sa më shumë që të jetë e mundur”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar