Sport
Nga Kane te Yamal e Messi: Zbulohen 10 pretendentët kryesorë për 'Topin e Artë 2026'
Reklamë e Sponsorizuar
Mbeten vetëm pak ditë nga ceremonia madhështore që do të mbahet më 25 tetor në Londër, ku do të ndahet trofeu më i çmuar individual në futboll, 'Topi i Artë 2026'. Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares angleze, Harry Kane, konsiderohet favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ndërsa rivalët e tij më të afërt mbeten Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Sipas klasifikimit të publikuar nga e përditshmja 'The Independent', Kane prin në listë, i ndjekur nga talenti i Barcelonës, Yamal, dhe mesfushori spanjoll Rodri. Triumfi i Spanjës përballë Argjentinës në finalen e Kupës së Botës ka pasur një ndikim të madh në garë, duke lartësuar shanset e yjeve të Barcelonës e të përfaqësueses spanjolle.
Edicioni 2025/26 i Kane ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm: ai realizoi 61 gola në 51 ndeshje zyrtare me fanellën e Bayern Munichut, duke udhëhequr bavarezët drejt titullit në Bundesligë dhe Kupës së Gjermanisë. Po ashtu, ylli anglez shënoi edhe gjashtë herë në Kampionatin Botëror, duke ndihmuar Anglinë të shënojë arritjen më të madhe në këtë turne që nga viti 1966.
Në vendin e dytë renditet Lamine Yamal, i cili e mbylli sezonin me 24 gola dhe 18 asistime për Barcelonën. Pas tij pason Rodri, fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës me kombëtaren e Spanjës. Pozita e katërt i takon Kylian Mbappe, i cili realizoi 42 gola në 44 sfida me Real Madridin dhe fitoi Këpucën e Artë në Botëror me 10 gola. Ndërkaq, Lionel Messi zë vendin e pestë me tetë golat e tij që ndihmuan Argjentinën të shkojë deri në finale.
Dhjetëshja e parë plotësohet me Ousmane Dembele në vendin e gjashtë, Jude Bellingham në të shtatin, Erling Haaland në të tetin, Michael Olise në të nëntin dhe mbrojtësin e ri Pau Cubarsi në të dhjetin.
Renditja e plotë e 10 kandidatëve kryesorë për 'Topin e Artë 2026':
1. Harry Kane – Bayern Munich
2. Lamine Yamal – Barcelona
3. Rodri – Manchester City
4. Kylian Mbappe – Real Madrid
5. Lionel Messi – Inter Miami
6. Ousmane Dembele – Paris Saint-Germain
7. Jude Bellingham – Real Madrid
8. Erling Haaland – Manchester City
9. Michael Olise – Bayern Munich
10. Pau Cubarsi – Barcelona
Mbrëmja gala e Topit të Artë do të zhvillohet më 25 tetor në kryeqytetin britanik, Londër, ku do të shpallet zyrtarisht fituesi i çmimit më prestigjioz individual në planet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: