Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Gjendet afër vijës kufitare Kosovë-Serbi personi i zhdukur në Kllokot

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 14:47
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjendet afër vijës kufitare Kosovë-Serbi personi i zhdukur në Kllokot
Është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur dje në komunën e Kllokotit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se lokalizimi dhe gjetja e personit të zhdukur u bë falë bashkëpunimit mes policisë dhe pjesëtarëve të FSK-së. “Personi është gjetur sot në orët e pasdites në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Serbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë”, tha Osmani për Klankosova.tv. Policia tha se i falënderon të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar