Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Bournemouth shkatërron Milanin në Evropë, mbrëmje e hidhur për kuqezinjtë

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bournemouth shkatërron Milanin në Evropë, mbrëmje e hidhur për kuqezinjtë
Bournemouth ka regjistruar një triumf spektakolar dhe historik përballë Milanit, duke e mposhtur bindshëm me shifrat 3:0 në kuadër të Ligës së Evropës. Përveç paraqitjes fantastike të anglezëve, ndeshja u karakterizua nga vendimtarësia e gjyqtarit përmes sistemit VAR, ndërsa gardiani i italianëve, Mike Maignan, u shndërrua në një nga figurat më negative të këtij takimi. Formacioni nga Anglia e nisi sfidën me ritëm të lartë dhe zhbllokoi shifrat falë një penalltie. Pas një harkimi të dërguar nga Marcus Tavernier, topi preku në dorë mbrojtësin Koni De Winter, gjë që shtyu arbitrin të tregonte pikën e bardhë pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it. Nga penalltia, Justin Kluivert u tregua i pagabueshëm, duke kaluar vendasit në epërsi. Ky moment solli në vëmendje edhe golin historik të babait të tij, Patrick Kluivert, të shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1995 po ndaj Milanit. Dominimi i skuadrës vendase vazhdoi dhe prodhoi një tjetër penallti pak më vonë. Portieri Mike Maignan ndëhyri gabimisht duke goditur me dorë në fytyrë Tyler Adams brenda zonës, duke detyruar gjyqtarin të akordonte penalltinë e dytë. Përgjegjësinë kësaj radhe e mori Marcus Tavernier, i cili nuk gaboi nga 11-metërshi, duke dyfishuar epërsinë në 2-0 dhe duke e vënë Milanin në kushte tejet të vështira. Gjatë pjesës së dytë, Bournemouth menaxhoi me zgjuarsi avantazhin e krijuar, ndërsa trajneri Marco Rose hodhi në fushë lojtarë të freskët përmes zëvendësimeve. Megjithatë, anglezët nuk e ulën intensitetin dhe vazhduan të rrezikonin portën kundërshtare. Në anën tjetër, Milani u gjend në inferioritet numerik dhe e pati të pamundur të reagonte apo të ndërtonte aksione të rrezikshme. Një përpjekje e vetme nga Sankhoun Diawara nuk përbëni rrezik për portierin Michele Di Gregorio, me Bournemouthin që mbajti kontrollin e plotë të lojës. Epilogu i kësaj sfide u vulos në çastet e fundit, kur Amine Adli ekzekutoi në mënyrë magistrale një goditje dënimi nga rreth 25 metra distancë, duke dërguar topin në rrjetë dhe fiksuar rezultatin përfundimtar 3-0. Ky sukses përbën një faqe të artë për historinë e Bournemouthit, i cili bëhet skuadra e parë angleze në më shumë se gjysmë shekulli që arrin të fitojë tri ndeshjet e para në një kompeticion të madh evropian. Po ashtu, klubi nga Anglia shënoi një sukses të rrallë kundër Milanit në arenën ndërkombëtare, duke e mposhtur me tri gola diferencë, diçka që nuk ndodhte që nga fitorja e Paris Saint-Germainit me po të njëjtin rezultat në tetor të vitit 2023.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar