Kronikë
Mbështetje e fortë për Përparim Grudën: Ish-këshilltari i Thaçit i bën thirrje të bëhet gati për garë
Reklamë e Sponsorizuar
Adil Bajrami, dikur këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka dalë në mbrojtje të hapur të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, lidhur me debatet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.
Në reagimin e tij, Bajrami ka theksuar se Gruda po përballet padrejtësisht me akuza dhe deklarata të pabaza, duke u detyruar të durojë lloj-lloj fjalësh në këtë periudhë. Përveç mbështetjes institucionale dhe morale, ai e ka inkurajuar Grudën që të përgatitet për sfidën e re në garën për kryetar të PDK-së, e cila vjen pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kjo pozitë.
"Përparim Gruda, po më vjen keq që për arsyen se ne i dimë, po duhet t’i tolerojmë intrigat dhe konspiracionet që po ‘ziejnë’ rreth ligjit. Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe të ka rënë hise të durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar! Edhe bëhu gati për garë!", ka shkruar Bajrami në reagimin e tij të plotë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: