Kronikë
Tensionohet situata para Kryeministrisë: Policia përdor ujëhedhësin pas sulmit me gurë nga protestuesit
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e studentëve para ndërtesës së Kryeministrisë ka shënuar momentet e para të tensioneve, pasi situata ka eskaluar në incidente të drejtpërdrejta mes forcave të rendit dhe turmës.
Pasi një grup protestuesish ka hedhur gurë në drejtim të punonjësve të policisë, uniformat blu janë kundërpërgjigjur menjëherë duke vënë në punë mjetin e posaçëm ujëhedhës për të vënë situatën nën kontroll.
Si pasojë e ndërhyrjes me ujë nga ana e policisë, turma e protestuesve është shpërndarë me shpejtësi, duke u tërhequr dhe zhvendosur në zonën e parkut “Rinia”.
Vlen të theksohet se kjo është protestogji e dhjetë e radhës e studentëve, e cila pavarësisht incidenteve të fundit, gjatë mbrëmjes së sotme është karakterizuar si një nga netët më të qeta që prej fillimit të kësaj lëvizjeje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: