Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kërkesë për transparencë: Hajdar Beqa i kërkon llogari PDK-së për nismën e kthimit të Ligjit për Gjykatën Speciale

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 18:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërkesë për transparencë: Hajdar Beqa i kërkon llogari PDK-së për nismën e kthimit të Ligjit për Gjykatën Speciale
Deputeti dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka kërkuar nga subjekti i tij politik që të ofrojë sqarime urgjente lidhur me iniciativën për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend. Beqa ka theksuar se PDK-ja ka detyrim moral ndaj qytetarëve dhe opinionit publik që të japë një arsyetim transparent dhe të qartë për këtë zhvillim. Sipas tij, partia duhet të sqarojë arsyet pse po kërkohet kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, dhe kjo para se ai të dekretohet zyrtarisht. “A kanë qenë të njohura para dy javësh kur u votua ligji arsyet që sot po përdoren për kthimin e tij? Nëse po, pse atëherë u votua? Nëse jo, opinioni duhet ta dijë se çfarë ka ndryshuar ndërkohë? Për këtë situatë të krijuar, PDK duhet të dalë publikisht dhe të japë përgjigje të drejtpërdrejta, sepse vendimet e kësaj peshe nuk mund të merren sot e të zhbëhen nesër, pa një arsyetim serioz”, ka deklaruar Beqa. Në përmbyllje, ai ka vlerësuar se besueshmëria në politikë fitohet përmes konsistencës dhe përgjegjësisë institucionale, e jo përmes vendimeve që prodhojnë më shumë dilema sesa zgjidhje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar