Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Masë ekstreme, por çdo akuzë kërkon hetim deri në fund

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Masë ekstreme, por çdo akuzë kërkon hetim deri në fund
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë sot në një reagim zyrtar lidhur me ngjarjet e fundit pas ndalimit të ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, duke e cilësuar këtë zhvillim si një situatë që kërkon vëmendje të menjëhershme. “Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim. Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar arrestin. Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund”, u shpreh kreu i Qeverisë. Sipas tij, respektimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë nuk nënkupton heshtje. Kreu i ekzekutivit theksoi se, përtej aspektit penal personal, ekziston një parim madhor shtetëror që nuk mund të shpërfillet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. “Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i pandehur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, përfundoi kryeministri Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar