Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 11:32
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës
Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, takim ky që mbahet në Luksemburg. Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti. “Megjithëse të gjitha standardet janë përmbushur dhe secili kriter është plotësuar, anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, i cili mbahet sot dhe nesër në Luksemburg”. “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të realizohet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj dhe jo të trajtohet si mjet pazari apo levë presioni. Ky trajtim është një sinjal shqetësues për rajonin, veçanërisht në kontekstin e ri pas takimeve të liderëve politikë dhe fetarë të Serbisë me presidentin Putin”. “Megjithatë, procesi i anëtarësimit është i pakthyeshëm dhe institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë komunikimin me shtetet anëtare, duke ecur me vendosmëri drejt anëtarësimit si shteti i 47-të i Këshillit të Evropës, sipas opinionit zyrtar të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv. Republika e Kosovës, aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës në prill të vitit 2022.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar