Aktuale
Formë e shkëlqyer dhe debutim në Serinë A: Perla e re e sulmit kuqezi paralajmëron shpërthimin e madh
Reklamë e Sponsorizuar
Gabriel Kulla po kalon një formë fantastike në këtë fillim sezoni me skuadrën e të rinjve të Sasuolos, duke gjetur rrugën e rrjetës 5 herë deri më tani dhe duke dëshmuar një nuhatje vrastare para portës kundërshtare.
Sulmuesi premtues, i cili pak javë më parë regjistroi edhe debutimin e tij historik në Serinë A me skuadrën e parë, la pas një edicion të jashtëzakonshëm ku u kurorëzua golashënuesi më i mirë i kampionatit Primavera në Itali me 16 realizime, një rekord që duket se është i destinuar të thyhet këtë vit.
Sipas mediave italiane të specializuara për futbollin e fashave norrmale të moshave, “Mondo Primavera”, hapat e sigurt të përparimit të Kullës po e detyrojnë drejtimin e klubit të marrë një vendim strategjik gjatë merkatos së janarit për talentin me një të ardhme të ndritur.
Përveç shkëlqimit në Itali, sulmuesi ka spikatur gjithashtu me fanellën e kombëtareve të moshave të Shqipërisë, ndaj po analizohet mundësia që ai të promovohet përfundimisht te ekipi i parë për të nisur grumbullimin e minutave të para në elitë, pavarësisht hapësirave të matura.
Alternativa e dytë që po peshohet me kujdes është dërgimi i tij në huazim në një skuadër të Serisë B ose C, me synimin që 18-vjeçari të përshtatet sa më shpejt me ritmin dhe fizikalitetin e futbollit të të rriturve përmes vazhdimësisë në fushë.
Këto skenarë shënojnë fazën e radhës në karrierën e lojtarit, i cili konsiderohet si një nga investimet dhe pasuritë më të mëdha për të ardhmen e përfaqësueses shqiptare, ndërkohë që vlera e tij në treg ka mbërritur tashmë në kuotën e 1,4 milionë eurove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: