Politikë
Ultimatumi i Kamishit: Dorëheqja e kryesisë së PDK-së brenda mesnatës
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ndërmarrë një hap të fortë politik duke kërkuar largimin e menjëhershëm të të gjithë anëtarëve të kryesisë së partisë, si pasojë e zhvillumve të fundit që lidhen me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Nëpërmjet një deklarate publike, Haxhiu ka parashtruar një ultimatum që dorëheqjet të zyrtarizohen brenda mbrëmjes së sotme, deri në orën 24:00. Krahas kësaj, ai ka kërkuar thirrjen urgjente të Këshillit Drejtues të PDK-së brenda një afati prej 48 orësh, me qëllim caktimin e një udhëheqjeje të përkohshme.
Sipas ligjvënësit demokrat, struktura e re provizore duhet të pajiset me një mandat të përcaktuar qartë, për të menaxhuar proceset e brendshme deri në organizimin e zgjedhjeve të reja partiake.
Në mesazhin e tij të plotë, Haxhiu thekson: "Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.
Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd.
Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë.
Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.
Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete.
Me UÇK-në, me çlirimtarët. UÇK-ja është krenaria jonë."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: