Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Krasniqi: I pakuptimtë insistimi i Kurtit për Haxhiun

Redaksia Lajmetereja • 13-05-2025 09:17
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Krasniqi: I pakuptimtë insistimi i Kurtit për Haxhiun
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të pakuptimtë insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit. Ai ka deklaruar para mediave pas seancës që dështoi për herë të 15-të se VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin pasi shtoi se s’i ka numrat. “Ky insistim i Kurtit për Albulena Haxhiun është i pakuptimtë dhe është pasiguriae tij në faktin e njohur dhe të dëshmuar që s’i ka numrat për shumicë parlamentare. Unë si kryetar i PDK-së do të vazhdoj të insistoj për një qasje zhbllokuese, jo vetëm për ndërrim të kandidatit. Por më vjen mirë që presidentja Vjosa Osmani e ka pranuar propozimin tonë për të ftuar një takim me të gjitha partitë politike. Shpresoj që të gjithë t’i përgjigjen pozitivisht”, ka deklaruar Krasniqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar