Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Skemë mashtrimi në Prishtinë: Arrestohet shtetasja e huaj që shiti prona milionëshe përmes dokumenteve të falsifikuara

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 14:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skemë mashtrimi në Prishtinë: Arrestohet shtetasja e huaj që shiti prona milionëshe përmes dokumenteve të falsifikuara
PRISHTINË, 21 Tetor 2026 – Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) përmes Sektorit për Hetime Financiare në Prishtinë, ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm hetues nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke rezultuar në arrestimin e një personi të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” (nipi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës - KPRK) dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” (neni 395 i KPRK-së). Sipas njoftimit zyrtar, më datë 21.10.2026, hetuesit financiarë kanë intervistuar një shtetase të huaj (F) në cilësinë e të dyshuarës. Ngjarja ka marrë kthesë kur e dyshuara, pasi ishte paraqitur fillimisht në polici si ankuese, është ballafaquar me një hetim paralel të regjistruar ndaj saj. Pas përfundimit të procedurave të rastit të saj të mëparshëm, ajo është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës lidhur me përfshirjen e saj në skema mashtrimi me prona. Ajo dyshohet se ka siguruar një autorizim të falsifikuar te një noter jashtë territorit të Republikës së Kosovës, duke përdorur një person anonim të cilit i ka vënë të dhënat dhe fotografinë e xhaxhait të saj. Ky person i panjohur është paraqitur si pronar, kinse e kishte autorizuar të mbeshteturën për të shitur pronat e ankuesit në Kosovë. Hetimet kanë zbuluar se e dyshuara kishte tentuar në disa raste të tjetërsonte parcelat e regjistruara në emër të xhaxhait të saj. Ajo kishte arritur me sukses të realizonte shitjen e pronave në dy raste të ndara, ku vetëm në rastin e fundit vlera e parcelës së shitur kap shifrën rreth 150,000.00 euro. Të gjitha veprimet operative dhe hetimore janë ndërmarrë në ngushtë koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Pas përfundimit të deklaratave dhe procedurave të parapara, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarës në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërkohë që vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar